E dhimbshme: Gruaja që i dha fund jetës në Skenderaj është 36-vjeçare
Fakton.info pak më parë raportoi për një rast tragjik në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një grua është gjetur pa shenja jete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka dhënë detaje për Sinjalin, ku ndër të tjera bëri me dije se viktima është 36-vjeçare.
“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Zahiti për Sinjalin.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para, e ndjera dyshohet se ka kryer vetëvrasje me një pushkë gjuetie.
Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.