Lajme

E rëndë: Një grua në Gjakovë dyshohet se i dha fund jetës së saj, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Gjakovës, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se një grua është dërguar atje pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore dhe sipas informacioneve të para, e ndjera i ka dhënë fund jetës së saj duke u varur në litar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.