Lajme

Gjykata vendos- 72 vite burgim për shtatë të akuzuarit për rastin e dhunimit të 11 vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendos masën e dënimit ndaj grupit të parë prej shtatë personave në rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

Gazeta Insajderi merr vesh se janë dënuar me 72 vjet burgim shtatë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vejçares.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin avokatja e viktimës, Kimete Krasniqi.

Ajo tha se një nga të akuzuarve është dënuar me 12 vjet burgim, 6 janë dënuar me nga 10 vjet burgim dhe një është liruar në mungesë të provave.

“Po është marr vendimi. është dënim meritor. Vetëm njeri prej tyre është liruar nga aktakuza ndërsa të tjerët janë dënuar me burgim . Njeri nder ta është dënuar me 12 vite burgim ndërsa te tjerët me nga 10- vite burgim”, tha ajo për Insajderin.

Ky është grupi i parë që është dënuar për rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

Ndërsa grupi tjetër pritet që ditëve në vijim të merr vendimin e Gjykatës së Prishtinës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të moshës madhore, si të dyshuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor.

Sipas aktakuzës, B.Rr. ngarkohet për veprën penale të “dhunimit”. Për “dhunim” dhe “trafikim me njerëz” ngarkohet D.Rr..

Ndërkohë G.S. dhe B.S. akuzohen për “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”. M.S. ngarkohet për “dhunim”, ndërsa F.S. ngarkohet për “dhunim” dhe “trafikim me njerëz”. M.R. ngarkohet për veprën penale të “shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit”. I pandehuri E.S. ngarkohet për “ndihmë në kryerjen e dhunimit