Ky është qifti nga Podujeva që u bënë prindër të katërnjakëve
Familja Kastrati nga Podujeva pati gëzim të katërfishtë.
Diellza dhe Agroni u bën prindër për herë të parë.
Por, epitetin prindër ata nuk e morën vetëm të një fëmije, por të katër sosh.
Tre djem e një vajzë i lindi kjo grua 26 vjeçare nga Podujeva.
Rast ky i rrallë, por që i gëzoi shumëkënd.
Për këtë rast shkruajti edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ai premtoi ndihmë financiare për nënën llapjane që lindi katërnjakë dhe pagesë për një asistente që t’i ndihmojë në rritjen e tyre.