Lajme

Familja e 48-vjeçares që humbi jetën tragjikisht: Nga dora kriminale e grupeve mafioze u vra motra jonë

Familja e 48-vjeçares që vdiq tragjikisht pasi u qëllua me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, teksa ishte kalimtare e rastit, ka dalë me një njoftim për këtë ngjarje të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftim është bërë e ditur se e ndjera Zejnije Gubetini Gashi do të varroset nesër në Dargodan.

“Me dhimbje të thellë, njoftojmë familjen, shoqërinë dhe miqtë se sot, më datën 27.03.2024, nga dora kriminale e grupeve mafioze në Prishtinë, si një kalimtare e rastit, u vra motra jonë (qika e axhës) Zejnije Gubetini Gashi.

Varrimi i të ndjerës do të zhvillohet nesër, më datën 28.03.2024, me ikindi (15:15) në varrezat e qytetit Arbëri (Dragodan).”