Lajme

Publikohet fotografia e të riut që u vra mbrëmë në Prishtinë

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave sonte në Prishtinë.

Viktima është Egzon Haziri, rreth 30-vjeç.

Haziri u nis me urgjencë për në spital, mirëpo i njëjti s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në anën tjetër, dy të plagosurit po ashtu janë dërguar në Emergjencë dhe sipas informacioneve të para, që të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Ai është nga qyteti i Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar rastin.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka shtuar ai.