Lajme

E plagosura me armë zjarri që po trajtohet në Emergjencë është grua

Viktima që ka vdekur si pasojë e sulmit me armë zjarri në Prishtinë në mbrëmjen e së martës është i gjinisë mashkullore. Ndërkaq, viktima tjetër që ka marrë plagë dhe është dërguar në Emergjencën e QKUK’së është e gjinisë femërore.

Këto detaje për Gazetën Insajderi i ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Insajderi s’ka arritur të gjejë nëse ka pasur ndonjëlloj afërsie familjare mes viktimave.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka shtuar ai