Lajme

Kjo pikë kufitare në Kosove është vështirë e kalueshme nga bora

Reshjes e borës në Kosove kanë bërë që vendkalimi kufitar në Kullë të jetë vështirë i kalueshëm për vozitësit në Kosove

Në pamjet e publikuara nga Radio Televizioni i Rozhajes shihet se rrugët janë të mbuluara me borë dhe mjetet po kalojnë me vështirësi.

Vendkalimi kufitar në Kullë gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra dhe e lidh Kosovën me Malin e Zi.

P.K.K. Kulla Vendkalimi kufitar Kullë lidh Republikën e Kosovës me atë të Malit të zi Pikëkalimi Kufitar i Kullës gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra dhe ka filluar punën që nga data 14/02/2000 në atë kohë si pjesë përbërëse e D.D Pejë.

Në këtë kohë janë bërë zhdoganimet vetëm me procedurë të shkurtër, kurse me datë 01.06.2000 ka filluar të bëhet zhdoganimi i rregullt në terminal i cili ka qene i vendosur në qytetin e Pejës. Problemet e kësaj dege në fillim nuk kanë ndryshuar shumë prej pikave tjera doganore si dhe të mbarë Shërbimit Doganor në tërësi. Pikëkalimi Kufitar i Kullës në fillim ka shërbyer edhe si terminal doganor pasi që në fillim siq e cekëm mallrat janë zhdoganuar në këtë pikë,kurse tani të gjitha dërgesat komerciale së pari kontrollohen në Pikëkalim e pastaj vendosen nën mbikqyrje doganore përmes plombimit dhe udhëzohen (obligohen) që të shkojnë në terminal -Pejë për zhdoganim. Kosove

Mallin që e sjellin udhëtarët me vete zhdoganohet në Pikëkalim

Në Pikëkalimin kufitar Kullë punohet 24 orë pa ndërprerje me ndërrime nga 12 orë. Për importuesit që sjellin mallra komerciale duhet që mallin ta përcjell i gjithë dokumentacioni i nevojshëm duke përfshirë dokumentacionin bazë nga vendi i nisjes si dhe dokumentacionin e vendeve tranzite.

Më 18.02.2008 pikëkalimi kufitarë G1 (Gate 1) në Leposaviq është djegur pas shpalljes së pavarësisë.

Më 18.02.2008 pikëkalimi kufitarë G1 (Gate 1) në Leposaviq është djegur pas shpalljes së pavarësisë.