Lajme

Aksident mes dy veturash, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një person ka humbur jetën pasi s’ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident të ndodhur në Skivjan të Gjakovës mbrëmjen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka shtuar se nga aksidenti kanë ngelur të lënduar edhe dy të lënduar.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”.