Lajme

‘Tradita’ e vjedhjeve në Ramazan: Hajnat bëjnë qyl një shtëpi, vjedhin para e ari në vlerë të 18 mijë €

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje gjatë muajit të Ramazanit.

Kështu e ka pësuar edhe mbrëmë një familje në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se hajnat kanë vjedhur nga shtëpia e tij mbi 1 mijë ejro para të gatshme, rreth 18 mijë euro stoli ari dhe armë.

Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e raportimit, kuptohet se të tre persona kanë depërtuar brenda me forcë, gjatë kohës kur familja ka qenë për iftar jashtë, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.