E rëndë: Ky është burri që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë dhe tashmë Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, raporton Gazet Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është Zenel Llukoviq, 56-vjeçar.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.
Ad
Artificial Intelligence Might Be More Fun Than You Think
Artificial Intelligence Course | Search Ad
Lajmi u konfirmua për Sinjalin edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një person është gjetur pa shenja jetë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Ekipet përkatëse kanë dalur në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Gashi.