Lajme

Grabitje e armatosur në bankën “Finca” në Mitrovicë, hajni vjedh kasafortën me 1 mijë euro

Institucioni mikrofinanciar “Finca” është bërë cak i hajnave mëngjesin e së premtes. Rreth orës 11:55, një person i dyshuar ka hyrë në filialin e bankës në lagjen “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë dhe nën kërcënimin e armëve ka kryer grabitjen.

Burime e Sinjalit njoftojnë se grabitësi ka arritur t’i vjedhë 1 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë dy punëtore.

Sipas informatave, personi i dyshuar gjatë arratisjes e ka hedhur kasafortën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia njofton se Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e të dyshuarit.