19 vjeçari dhunon 13 vjeçaren në Prizren
Një 19-vjeçar është arrestuar sot në Prizren si i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”.
Policia njofton se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshës 13-vjeçare.
Kjo e fundit thuhet se ishte ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj atë natë kur kishte ndodhur ngjarja.
“Me date 17.11.2022, në orët e vona, një e mitur është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. Me datë 18.11.2022, ne mëngjes e mitura paraqitet ne shkollë, nga familjarët njoftohet policia se vajza e raportuar si e zhdukur është paraqitë në shkollë”, thuhet në komunikatën për media.
“E mitura (13 vjeç) në polici ka deklaruar se gjate kohës sa ka qene e zhdukur (një natë) ka qëndruar në shoqërim me një person të moshës madhore (19 Vjeç) me te cilin kanë pas lidhje intime. Marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjeç është vepër penale. Në veprim i tillë i plotëson elementet e veprës penale “Dhunimi”, andaj policia menjëherë ka filluar veprimet, e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshimtin H.B./19 vjeç”.
I dyshuari ka konfirmuar pohimet e viktimës që ka pasur lidhje intime me të.