KryesoreLajme

Qytetarët do të rimbursohen nëse kthejnë shishet e plastikës, qelqit dhe kanaçet e aluminit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se shumë shpejt qytetarët mund të rimbursohen nëse bëjnë kthimin e shisheve të plastikës dhe qelqit, shkruan Reporteri.net.

Në një postim të bërë në Facebook, Aliu ka njoftur se tashmë është hapur zyrtarisht thirrja për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së).

Njoftimi:

SuperLAJM – Sistemi i Rimbursimit të Depozitave në Kosovë po vjen

Tashmë kemi hapur zyrtarisht thirrjen për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së)

📎 Ftojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë përmes vegëzës si më poshtë:

https://mmphi.rks-gov.net/News/NewsArticle?ArticleID=1248

ℹ️ Sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit. Ky Sistem njëherit është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët.