Lajme

Vdes një i burgosur i burgut të Dubravës

Ka vdekur një i burgosur i cili po vuante dënimin në burgun e Dubravës, në Spitalin e Pejës.

Kështu ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

SHKK ka njoftuar se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe para hyrjes në burg dhe brenda burgut po trajtohej nga sëmundjet paraprake me të cilat është pranuar.

“Sonte rreth ores 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.