“Ishin me viktimën, nuk i ofruan ndihmë dhe ikën nga vendgjarja”, vetaksidenti me fatalitet në Gjilan, arrestohen tre persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona dje.
Ky arrestim ka të bëj me vetaksidentin me fatalitet që ndodhi në Gjilan, të së enjten.
Të dyshuarit kanë qenë bashkë me viktimën në ditën kritike dhe pas aksidentit nuk i kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Lidhur me rastin, më datë 26.01.2024 njësiti hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në ditën kritike kanë qenë së bashku me viktimën. Pas aksidentit të njëjtit nuk kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Në këtë vetaksident, kishte vdekur një person dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda. Sipas Policisë, deri te vetaksidenti kishte ardhur pasi vetura duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe ka goditur shkëmbinjtë