Lajme

Përfshihet nga zjarri një banesë në Mitrovicë të Veriut, pronarja thotë se nuk ka qenë aty që tri javë

Një banesë është përfshirë nga zjarri mesditën e djeshme në rrugën ‘Vlada Cetkoviç’, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se brenda banesës që nuk ndodhej askush, njësitë e zjarrfikësve kanë hyrë me forcë dhe kanë arritur që ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin në tërësi.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një njësi e EULEX-it, teksa është kontaktuar edhe pronarja e banesës e cila është e nacionalitetit shqiptar.

Sipas burimeve, ajo nuk ka qenë në banesë që tri javë dhe nuk e di se çfarë mund të ketë shkaktuar zjarrin, pasi që sipas saj, nuk ka lënë asgjë të kyçur në rrymë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Zjarrvënie’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.