“Me mi dhënë Zoti edhe 500 vjet jetë, kurrë asi djali e asi punëtori nuk muj me gjete”, flet pronari i lokalit ku punonte Lulzim Fejzullahu
Vrasja e 18 vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, ka tronditur familjarët e tij dhe të gjithë ata që e kishin njohur.
Fjalë të mira për 18 vjeçarin ka thënë pronari i lokalit ku ai punonte, i cili tha se Lulzimin e trajtonte njëjtë si djalin e tij, shkruan Arbresh.info.
“Jo veç unë, por krejt rrethi i Podujevës kush e ka njohë nuk ka tjetër pos fjalë të mira për të. Ne kemi pasë fat që e kemi pasë punëtor dhe shok, me mi dhënë Zoti edhe 500 vjet jetë unë kurrë asi djali e asi punëtori nuk muj me gjetë”, u shpreh ai.
Pronari i lokalit ku punonte Lulzim Fejzullahu tha se ai ka qenë shumë i përkushtuar ndaj punës.
“Nëse do të ishte gjallë, në maj do t’i bënte dy vjet të punës këtu. Prej ditës parë që ja ka nisë me punu, ai kurrë në jetë të vet një ditë nuk ka mungu”, potencoi ai për Arbresh.info.
Ai tha motra e 18 vjeçarit e informoi për rastin e rrahjes brutale që i kishte ndodhur.
“Rastin e kena marrë vesh, na ka informu motra e vetë. Na ka thonë që Luli nesër nuk vjen në punë, se si motër ka shpresu që ai çohet. Kur e kena pyet pse, na ka tregu që e kanë rreh disa djemë”, deklaroi ai.
Mes tjerash, pronari i lokalit ku punonte Lulzim Fejzullahu tha se kjo ende i duket e pabesueshme.
“Jemi hala si në ëndërr, se qashtu po na doket që ai vjen. Por Zoti paska dashtë qashtu, me e marrë atë engjëll afër vetit, mos me e lënë në këtë tokë”, tha ai.
Ai bëri të ditur se në shenjë nderimi për 18-vjeçarin lokalin dje nuk e kanë hapur./Arbresh.info/