Lajme

“Lulzimi nuk mundi të vijë në mbrëmjen e maturës. Ka punuar vazhdimisht”, rrëfimi ekskluziv i profesorit të 18 vjeçarit

18 vjeçari nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga dhuna brutale e dy bashkëmoshatarëve të tij.

Në pamjet e publikuara në media shihet që fillimisht ai është goditur me veturë e më pas është rrahur me një mjetë të fortë.

Dy të dyshuarit tani janë në paraburgim.

Ekskluzivisht për Insajderin, Bujar Blaku, kujdestari i klasës së Lulzimit ka rrëfyer me shumë nostalgji për të.

Madje ai ka folur edhe për pengun që i ka mbetur për ish- nxënësin, që është mungesa e tij në mbrëmjen e maturës.

Blaku ka treguar edhe sesi Lulëzimi ka punuar gjatë kohës sa vijonte mësimet, mungesën e prindërve, sjelljet e tij, e shumçka tjetër, të cilat mund t’i mësoni në videon e bashkëngjitur më poshtë.