Lajme

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në ‘Kiseri Dent’ në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rasti tragjik ka ndodhur në ordinancën stomatologjike ‘Kiseri Dent’ e cila ndodhet në sheshin Shatërvan.

Sipas Bytyqit, viktima është mashkull i moshës 53-vjeçare dhe i njëjti dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

“Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetvrasje me varje.

Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës.

Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, tha ai për Sinjalin.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.