Kryesore

Gazetari Ridvan Berisha e ndërron emrin “sherri” i hoxhës Shefqet Krasniqi

Imami, Shefqet Krasniqi i njohur shpesh për deklaratat e tij kontroverse në opinion publik, para pak kohe e kishte pagëzuar një pjesëtar të komunitetit serb me emrin Ridvan.

Qytetari në fjalë, u konvertua nga besimi ortodoks në atë islam, kurse emri i tij fillestar ishte Radovan.

Me këtë rast imami Krasniqi gjatë ceremonisë së pagëzimit nuk kishte nguruar ta quante edhe vëlla Radovanin e konvertuar në Ridvan. Madje ai kishte shkuar aq larg sa ta konsideronte atë edhe më të mirë se pjesa tjetër e besimtarëve islam. E të mos flasim për sulmet e tij të njohura ndaj ikonës së humanizmit shqiptar, Nënës Terezë.

Ky akt si duket e ka revoltuar gazetarin e njohur Ridvan Berisha.

Kështu në shenjë proteste ndaj kësaj sjellje të hoxhës, Shefqet Krasniqi, ai ka vendosur ta ndërrojë emrin e tij nga Ridvan në Rid. Pra tash e tutje gazetari në fjalë do të quhet Rid Berisha.