Lajme

Urgjente/ Riga Manit 10-muajshe i duhen qysh sot 25 mijë euro për tu nisur për Turqi për trajtimin e tumorit – gjendja e saj është shumë e rëndë!

I ka vetëm dhjetë muaj, por Riga Mani po përballet me një sëmundje të rëndë. Jeta e Rigës është çdo minutë në rrezik. E për tu pranuar në një spital turk për trajtim, i duhen paradhënie 25 mijë euro.

Ndërkaq trajtimi i saj ka një kosto mbi 100 mijë euro.

Riga e cila vuan nga kanceri në mëlçi, ka dy muaj që po trajtohet në Klinikën e Pedaitrisë në QKUK, derisa mjekët e rekomanduan atë që të drejtohet për trajtim jashtë Kosovës.

Familja e Rigës po bënë të pamundurën që ajo të transferohet sonte në Turqi, në spitalin me të cilin kanë kontaktuar. Por duhet së pari t’i gjejnë 25 mijë euro, të cilat do tu mundësonin atyre që të udhëtojnë për atje.

Andaj familja e Riga Manit, kërkon ndihmen e secilit, që mund të kontribuojë për shpëtimin e jetës së vajzës së tyre, e cila po rrezikohet çdo minutë./IndeksOnline.

XKO51940008191021150

+38345579838
+38344491966