Arrestohet pasi ia ofroi policit 50 euro për ta lejuar gruan e tij ta kalojë kufirin
Një shtetas i huaj është arrestuar pasi u mundua që në pikën kufitare në Kulla t’i japë ryshfet një zyrtari policor.
Në raportin policor thuhet se i dyshuari i kishte ofruar 50 euro zyrtarit policor për t’i mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jo valide.