Lajme

Vdekja e 34 vjeçares në hotel, shoqja e saj vjen me postim prekës

Mëngjesin e sotëm Kosova u trondit nga një rast tragjik që ndodhi në një hotel në komunën e Graçanicës.

Artila Kameri, 34 vjeçare nga Gjakova, dyshohet se humbi jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i hotelit në të cilin po qëndronte me një mashkull.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.

Kush është Artila Kameri?

Artila Kameri është një sipërmarrëse nga Gjakova e cila kishte në pronësi një sallon estetik në Gjakovë.

Pak më shumë se një muaj më parë, 34-vjeçarja kishte ndarë një pjesë të intervistës së saj në televizionin publik, ku ishte ftuar pasi kishte fituar vendin e katërt në kampionatin botëror të estetikës të mbajtur në Napoli të Italisë.

Vdekja e Artilës e ka lënë shumë të pikëlluar shoqën e saj. Ajo përmes një postimi e ka përkutjuar atë me fjalët me të ndjeshme.

“Sot humba një mike 💔

Vetëm një mike e dashur si ti më ka përkujtuar që çdo herë kam një mike afër për shkak të shpirtit. Prandaj mikja ime e mirë, unë sot kam diçka për të thëne, diçka që n’heshtje e kam thënë shpesh, diçka që në vete e kam përshpëritur: FALEMINDERIT nga shpirti që më fale miqësin tënde.Për fjalet e bukura që i mbaj në zemer… Do të më mungojnë bisedat tona. Faleminderit për gjithçka shoqja ime!

Pusho në paqe Artila Kameri ❤️🤲”, ka shkruar shoqja e saj. /Gazeta10/