Lajme

Rasti tragjik në Prizren: Ky është 55-vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje, ia vuri flakën vetes

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku një 55-vjeçar po dyshohet se i dha fund jetës së tij, duke ia vënë flakën vetes derisa ndodhej brenda veturës. Motivi i rastit akoma nuk dihet, teksa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Ky rast ka tronditur familjen Krasniqi, kur e morën lajmin e hidhur për vdekjen e 55-vjeçarit.

Sinjali ka mësuar se Shefqet Krasniqin u gjet i djegur në veturën që u bë shkrumb e hi dhe sipas informacioneve të para, dyshohet për vetëvrasje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast u bë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar. Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimtë“ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.”, ka njoftuar Policia