E rëndë: Gjendet i vdekur një person në kulmin e shtëpisë së tij
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në fshatin Sharban të Prishtinës mbrëmjen e së dielës.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, të dielën rreth orës 20:30 është raportuar se në kulmin e shtëpisë është gjetur trupi i viktimës.
“Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK-së.
Rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”.