20-vjeçarja në Prishtinë kërkon ndihmën e Policisë, thotë se e rrahën burri dhe vjehrri
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një grua në Prishtinë, e cila ka deklaruar se ka pasur konflikt me bashkëshortin dhe vjehrrin.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 20-vjeçarja ka deklaruar se dy të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.