Aksident i rëndë në Mitrovicë, një i moshuar goditet nga një motorist
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, duke mos përjashtuar këtu edhe kushtet atmosferike, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në qendër të Mitrovicës.
Raportohet se shoferi i një motori i “free delivery” e ka godur një të moshuar dhe ka përplasur në tokë.
Ambulanca tashmë ndodhet në vendngjarje, dhe se viktima dyshohet se është në gjendje të rëndë.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.