Lajme

Shfaqet me veshje sportive – Ky është hoxha nga Kosova që është edhe basketobollist

Hoxha i mirënjohur, Labinot Maliqi, është paraqitur së fundi në një intervistë për të folur rreth pasionit të tij për sportin e basketbollit.

Hoxhë Maliqi tregon se para se të shkonte në Medrese ishte marrë me sportin e basketbollit.

“Sporti është i shëndetshëm, dhe gabon secili që nuk merret me ndonjë sport, pasi është shumë e rëndësishme për shëndetin” – tha Hoxhë Maliqi.


Ai tutje shpjegoi se luan shpesh edhe me ekipe në termine të ndryshme, që jane loja mes miqëve dhe shokëve.

Ndër tjerash, Hoxha mirëpret në xhami edhe ushtarët amerikan nga kampi i Bondsteel për të luajtur basketboll