Lajme

Një person tenton ta shkel me veturë policin në Mitrovicë

Të mërkurën në Mitrovicë të Veriut, një zyrtar policor ka thënë se derisa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godasë dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është duke u hetuar, raporton Klan Kosova.

“Mitrovicë Veri 19.12.2023 – 23:34. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.