Lajme

E dhimbshme: I ra të fikët në trafikun urban, vdes në QKUK një person

Raste të shpeshta të alivanosjeve u kanë ndodh kohëve të fundit udhëtarëve nëpër autobusët lokalë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodh edhe gjatë ditës së sotme në një linjë të trafikut urban në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, thuhet se një person është alivanosur në autobus.

Për rastin menjëherë janë lajmëruar organet e rendit, ku viktima është nisur për në QKUK me ç’rast është konstatuar edhe vdekja e tij, nga mjekët

Më tutje, trupi i viktimës është dërgua në IML për obduksion.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, policia ende nuk ka dhënë ndonjë informacion për rastin.