Lajme

Vetura godet një këmbësor në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku është goditur një këmbësor dhe i njëjti ka pësuar lëndime.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Policia e trafikut po merret me rastin, teksa nuk u bë e ditur nëse është arrestuar ngasësi i veturës.