Lajme

Ishte pronar i një autolarje e njihej për mirëmbajtjen e automjeteve, reagojnë të afërmit e viktimës në Prizren

Kanë kaluar pothuajse mbi 15 orë që nga aksidenti tragjik në Prizren, i cili la të vdekur tre këmbësorë të rinj në moshë, Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj. Për vdekjen e tyre tashmë janë arrestuar dy të dyshuarit 20-vjeçarit, Arlind Syla dhe i riu Irfan Hoti, raporton Gazeta Sinjali.

Për humbjen e tyre kanë reaguar disa nga më të dashurit e viktimave, të cilët kanë shprehur dhimbjen e madhe me aq fjalë sa kanë mundur t’i shprehin.

“Ma kpute zemren bab, ishallah Allahu ne xhehnet”, ka shkruar prindi i Lordon Sylës.

Së fundmi, kanë reaguar edhe shokët e familjarët e Nue Bibajt, i cili ishte pronar i autolarjes “ELA” në Gjakovë, e që njihej për mirëmbajtjen e automjeteve.

“Smuj Me besu Se hike kaq shpet nga kjo jetë Shoku im Qe u rritem bashk Me një Shkollë Nue Bibaj Pushofsh Ne paqe”, ka shkruar njëri nga shokët.