Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit që u godit për vdekje mbrëmë në Prizren
Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit, Lordon Syla i cili humbi jetën tragjikisht së bashku Molos Delija dhe Nue Bibaj , pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” e cila kishe humbur kontrollin, raporotn Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e viktimës, të cilët njoftuan edhe për detajet e ceremonisë së varrimit.
Vdekjen tragjike të të rinjve tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur ata u goditën për vdekje dhe tre të tjerë pësuan lëndime trupore nga ngasësi i një automjetit që humbi kontrollin mbi veturë.
“Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore