E dhimbshme sa ska më: Ky është i riu që vdiq tragjikisht në Gjilan
Një person ka mbetur i vrarë sonte në fshatin Dobërçan të Gjilanit, pasi i njëjti dyshohet se është goditur disa herë me thikë nga një person tjetër, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është Armend Behluli, i cili nuk arriti të mbijetojë
Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se i dyshuari tashmë ka rënë në pranga.
Ndërkohë drejtori i Spitalit Rajonal në Gjilan, Arsim Emini, ka zbardhur detaje të reja, ku sipas tij viktima është 29-vjeçar dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë me shtatë plagë që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditjet me mjet të mprehtë.
“Personi me inicialet A.B i lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jetë. Është thirre mjekësia ligjore, e kanë marrë trupin e pa jetë për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Emini