Lajme

Kurti u kthen përgjigje kritikave për 100 eurot: Nuk quhet lëmoshë, por drejtësi

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, sot ka mbajtur një fjalim të gjatë në mbledhjen e Këshillit të Pergjithshëm të VV-së.

Në këtë fjalim, ai foli për ato që i cilësoi si “arritje” të Qeverisë së Kosovës. Në një momenti, Kurti përmendi edhe ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët dhe fëmijve.

Në fjalën e tij, Kurti duket se iu përgjigj kritikave për këtë temë, duke thënë se 100 eurot shtesë nuk janë lëmoshë, por drejtësi.

“Që secili fëmijë dhe secili pensionist të përfitojë 100 euro më shumë gjatë festave të fundvitit, falë rritjes sonë rekorde ekonomike dhe buxhetore, nuk quhet lëmoshë por quhet drejtësi.” – deklaroi Kurti.