KryesoreLajme

Si erdhi deri tek aksidenti ku vdiq një person në Klinë – policia jep detaje

Policia ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

E sipas ekspertizës së Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor, deri tek aksidenti ka ardhur pasi ka pasur një kyçje të pasigurtë të automjetit, i cili ka tentuar të kyçej në rrugën kryesore Pejë-Prishtinë.

“Si pasojë e këtij aksidenti njëri nga personat e lënduar që ishte sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, gjersa dy të lënduarit tjerë vazhdojnë me tretman mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.