Lajme

Mediat lokale publikojnë fotografinë e burrit që vdiq mbrëmë në aksident

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili theksoi se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në Prishtinë.

Sipas mediave lokale personi që nderroi jetë është Bekim Mulaj, nga fshati Buroj e Skenderajt