Lajme

E rëndë: 54-vjeçarja dërgohet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Vitisë, ku një grua ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 54-vjeçarja, Elmia Ajeti, është dërguar atje pa shenja jete nga një ordinancë private, ku ishte dërguar nga familjarët e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë nisur hetimet për vdekjen e viktimës.

Sinjali mëson se mjeku i ordinancës ‘Medicus’, ka dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin dhe i njëjti ka njoftuar se viktima ishte pa shenja jete edhe atëherë kur u dërgua në ordinancë.

Këtë e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga vetë ‘Medicus’, të cilët thanë se familjarët e të ndjerës e kanë dërguar 54-vjeçaren në ordinancë, pa shenja jete.

“Ajo ka ardhë në ordinancë pa shenja jete në ordinancë tonën. E kanë sjellë familjarët e vet se ka qenë ma afër rrugës, prej ku e kanë dërgu”, thanë nga ordinanca për Sinjalin.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’. /GazetaSinjali/