Aksident në Istog, katër persona bëhen për spital
Një aksident ka ndodhur sot mes dy veturave në Dobrushë të Istogut.
Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona, kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Në Dobrushë të Istogut policia është informuar në orën 15:25 për aksident mes dy automjeteve, 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital rajonal për trajtim, më pas janë liruar”, tha ai.