Sot ‘çele guri gojën’, Kurti në vitin 2019: Testi PISA tregon që jemi në proces për ta humbur lirinë
Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve PISA. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë thënë se Kosova është renditur në vendin e 73-të në matematikë, fushën kyçe në testim, në vendin e 74-të në lexim kurse në shkencë e 76-ta, me gjashtë pikë rënie, raporton Sinjali.
Për këtë dështim dhe këto rezultat katastrofale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon heshtjen.
Por në vitin 2019, Kurti deklaronte se “Kosova ka gjysmë milioni banorë nën moshën 15 vjeçare, duhet të jemi shumë të shqetësuar për ta kur kemi parasysh rezultatet e fundit të PISA-s”.
Më tej ai kishe deklaruar se “rezultatet e testit PISA tregojnë për një proces i cili po e çon Kosovën drejt humbjes së lirisë”.
Ndërsa dje e sot, Kurti s’ka folur fare për këtë temë, teksa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ia ka lënë fajin pandemisë.
“Rezultatet të cilat janë bërë publike sot, kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh se në këtë cikël të testimit, që u organizua në pranverën e vitit 2022, kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë”, ka thënë ajo në një konferencë për media.