Zbardhen detaje nga grabitja e armatosur në Prishtinë, hajni i maskuar plaçkiti para në një institucion financiar
Një grabitje ka ndodhur para pak kohe në një institucion financiar afër shkollës “Ismail Qemajli” në Prishtinë.
Për grabitjen raporti ekskluzivisht Gazeta Sinjali, derisa tash janë zbardhur detaje të reja.
Një person i maskuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka hyrë në institucion financiar dhe e ka plaçkitur një shumë të parave.
Policia tashmë është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, ndërsa për rastin ende nuk kanë folur zyrtarisht.