Lajme

Operacion i Policisë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Gjatë një operacioni policor dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G, shkruan Dukagjini.

Po ashtu dyshohet se gjatë operacionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.