Lajme

U godit nga vetura në rrugën ‘C’, këmbësorja dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Pak minuta më parë në media për një aksident të rëndë që ka ndodhur sonte në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësore.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, i tha Sinjalit se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spital.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, tha Ahmeti.