18-vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë, Policia jep detaje për rastin tragjik në Deçan
Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Llukë të Deçanit, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë.
“Në orën 17:45, Policia është njoftu se në fshatin Llukë të Deçanit, në oborrin e shtëpisë është gjetur një person i shtrirë. Menjëherë kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merren sektori i hetimeve rajonale”, tha Gashi.
Sinjali mëson se viktima është i moshës rreth 18-vjeçare dhe i njëjti dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.