Reagon vëllai i të arrestuarit për rastin e plaçkitjes në Suharekë, thotë se s’ka prova: “Turp për shtetin”
Për plaçkitjen e argjentarisë në Suharekë janë arrestuar dy persona nën dyshimin për ndihmë kryerësve të grabitjes. Të arrestuarit janë Fatmir Tahiri dhe Albin Beqiri.
Pas arrestimit të tyre ka reaguar vëllau i të arrestuarit Fatmir Tahiri, i cili thotë se vëllai i tij është i pafajshëm, raporton Veriu.info.
“Kurr ska pas shtet e as skame pas njerzit qi jesin gjall me nura e me shku me iarstu pa kur var provash veq ne kosovov she turp per shtetin e kosoves se kriminelat kur si nxajn veq to njerz te shkret kishe po bajna diqka”, ka komentuar Tahir Tahiri në një postim në rrjete sociale. ku raportoj për arrestimin e vëllait të tij, Fatmirit.
Ndryshe, në dosjen e Prokurorisë që siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se Albin Beqiri ka blerë dhjetë numra të telefonit për Fatmir Tahirin, me qëllim që ky i fundit ta telefonojë pronarin e automjetit të markës “Shervolet” që u përdor gjatë grabitjes në Suharekë.
“Të pandehurit Albin (Bastri) Beqiri dhe Fatmir Tahiri me dashje ndihmojnë kryerësit e veprës penale të Grabitjes, e cila ka ndodhur në Suharekë në argjendarinë “Diakos” me dt. 22.11.2023, ashtu që i pandehuri Albin (Bastri) Beqiri duke prezantuar letërnjoftimin e tij, nga Kompania “Ipko” në Mitrovicë blen dhjetë (10) numra të telefonit për të pandehurin Fatmir Tahiri, të cilat numra të telefonit ia dorëzon të pandehurit Fatmir Tahiri, e nga këto numra të telefonit pikërisht numri i telefonit përdorët për tu kontaktuar me pronarin e automjetit nga të cilit grabitësit e blejnë automjetin, i cili është i markës “Shervolet” dhe përdoret në Suharekë gjatë grabitjes së bërë, e grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër, komunikojnë në mes veti nga dy numra të telefonisë mobile “Ipko”, gjatë dhe menjëherë pas grabitjes me dt. 22.11.2023, e me të gjitha këto veprime të pandehurit kanë pasur për qëllim fshehjen e identitetit të kryerësve të veprës penale të Grabitjes”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.