Pamje nga aksidenti tragjik në rrugën Kaçanik-Ferizaj, ku mbeti i vdekur një person
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, duke mos përjashtuar këtu edhe kushtet atmosferike, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në rrugën Kaçanik-Ferizaj, ku një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar pesë të tjerë.
Siç njoftoi major i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka për Gazetën Sinjali, në këtë aksident janë përfshirë tri vetura teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10. Në aksident janë përfshirë tri njësi. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person, ndërsa janë lënduar pesë të tjerë”, ka thënë Reka.
Mediat lokale raportojnë se viktima e këtij aksidenti nga ku kanë publikuar edhe pamje, është një 19-vjeçar/e.