Lajme

Policia në Prishtinë bastis shtëpinë e 22 vjeçarit, e kërcënoi të dashurën se do t’ia vrasë familjen

Një 23 vjeçare nga Prishtina ka raportuar gjatë ditës së djeshme në Polici të dashurin e saj, nën akuzat për dhunë fizike e psiqike.

I njëjti edhe ka kanosur të dashurën e tij, duke kërcënuar se “ka blerë armë dhe do t’ia vrasë familjen”.

Gazeta online Reporteri.net nga burime brenda Policisë së Kosovës merr vesh se Policia ka bastistur e shtëpinë e 22 vjeçarit, pas intervistimit të viktimës.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili po e heton rastin.

Ndërkohë pala e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt