Qeni kafshon një fëmijë në Gjakovë, nuk gjendet ilaq kundër helmimit nga kafshimi
Sulmet nga qentë në vendin tonë janë në rritje dhe kjo është një dukuri shqetësuese që ka vënë në alarm qytetarët për të kërkuar veprime konkrete nga Komunat. Ditëve të fundit Sinjali ka raportuar për dy raste të tilla, ku viktima kanë qenë fëmijët.
Një sinjalizues ka njoftuar Gazetën Sinjali se gjatë ditës së sotme, një fëmijë është sulmuar nga një qen në Gjakovë.
Sipas sinjalizuesit, fëmija është dërguar për shërim në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, mirëpo shërim nuk gjeti.
Siç raporton sinjalizuesi, në spital por edhe në barnatore ka mungesë të vaksinave kundër helmimit nga kafshimi i kafshëve.