KryesoreLajme

Ky është personi i dytë që vdiq, u plagos para dy ditësh në Vushtrri (Emri dhe mbiemri)

Të dielen kishte ndodhur një ngjarje e rëndë në Vushtrri, ku i vdekur kishte mbetur Fatos Zenuni, si dhe dy persona të tjetër ishin plagosur.

Veriu.info mëson se mbrëmë ka ndërruar jetë në QKUK edhe personi i dytë, i cili në natën tragjike kishte marrë plagë të rënda.


Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se person i dytë që ka vdekur është Liridon Musliu nga një fshat i Skenderajt, për vdekjen e të cilit kanë njoftuar edhe familjarët e tij.

Vdekjen e dytë për Veriu.info ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Njoftimi i policisë:

Vdes personi i dytë i plagosur ne rastin “Vrasje e rëndë” të ndodhur me datën 29.10.2023 ne Vushtrri.

Vdes personi i dytë i plagosur ne rastin “Vrasje e rëndë” të ndodhur me datën 29.10.2023 ne Vushtrri.

Mbrëmë rreth orës 23:20, nga SHSKUK është raportuar se i plagosuri viktima L. M., 23 vjeçar, i cili ndodhej në trajtim mjekësor nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML